Një tjetër akt brutal dhune politike ka tronditur Meksikën. Kryetarja e një fshati në shtetin jugor të Oaxacës, Lilia Garcia, u vra të dielën në mëngjes gjatë një sulmi të armatosur brenda zyrës së saj në bashki. Ngjarja ndodhi në komunitetin e San Mateo Piña, ku katër persona të armatosur që udhëtonin me skuterë, hynë me forcë në ndërtesën e bashkisë dhe hapën zjarr.
Përveç Garcias, nga të shtënat humbi jetën edhe këshilltari i qytetit, Eli Garcia, i cili ndodhej në të njëjtën zyrë në momentin e sulmit.
Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende detaje për motivet e krimit, ndërsa hetimet janë në zhvillim. Vrasja e kryetares vjen në një periudhë të ngarkuar politike në Meksikë, ku dhuna ndaj zyrtarëve lokalë dhe kandidatëve politikë është rritur ndjeshëm në muajt e fundit, sidomos në zonat e prekura nga aktivitetet e grupeve







