FLASH :

E rëndë në Korcë, 70-vjecari hidhet nga kati i pestë dhe humb jetën

Një 70-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte, në Korçë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:10, ku dyshohet se shtetasi K. P., rreth 70 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, është vetëhedhur nga pallati ku jetonte.

Si pasojë e rënies, ai ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave.