FLASH :

E rëndë në Cërrik: 65-vjeçari mbytet në kanalin vaditës të fshatit Shtërmen, dyshohet për ngjarje aksidentale

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Shtërmen të Cërrikut, ku një 65-vjeçar dyshohet se është mbytur aksidentalisht në ujërat e një kanali vaditës. Viktima është identifikuar me inicialet G. B.

Policia e Elbasanit ka konfirmuar ngjarjen dhe ka njoftuar se trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj mbytjeje, e cila mbetet ende e paqartë.