Një ngjarje e rëndë ka tronditur Brukselin mbrëmjen e së dielës së kaluar 28 shtator, ku trupi i një 29-vjeçari me origjinë shqiptare është gjetur i varur në një tabelë sinjalizuese në rrugë.
Mediat belge raportojnë se trupi i të riut u gjet pranë qendrës tregtare “Westland Shopping”, në afërsi të zonës Peterbos, i konsideruar si një nga vendet ku ka lëvizje të lartë të trafikantëve të drogës në Bruksel.
Sakaq deri tani nuk ka prova për ndonjë lidhje direkte mes viktimës dhe ndonjë rrjeti kriminal, por autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë, përfshirë edhe atë të vetëvrasjes.
Megjithatë, mënyra e ekzekutimit, e përshkruar si akt dhune ekstreme ka ngritur dyshime serioze për një ekzekutim mafioz.
Gazeta belge La Capitale, duke cituar burime të mirëinformuara, raporton se ngjarja i ngjan shumë metodave të përdorura nga bandat meksikane, të njohura për brutalitetin ndaj kundërshtarëve dhe tradhtarëve.