Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Qerekë të Krujës, ku një vajzë e mitur 4-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është përplasur aksidentalisht nga automjeti që drejtohej nga i ati i saj.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e biznesit të babait, shtetasit A.S., i cili dyshohet se gjatë manovrimit të mjetit nuk ka vërejtur të bijën në afërsi, duke shkaktuar përplasjen fatale. Vajza është dërguar me urgjencë në spital, por për fat të keq nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
Policia e Krujës njoftoi se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin ligjor të rastit. Trupi i vajzës i është dorëzuar familjes për ceremoninë mortore.