Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesnatës në fshatin Mbrostar Ura të Fierit, ku një 23-vjeçar ka plagosur babanë e tij pas një konflikti të ashpër në banesë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, i riu me inicialet J. Z. dyshohet se e qëlloi të atin, shtetasin N. Z., 58 vjeç, në këmbë me një armë të modifikuar që funksiononte si armë sportive.
Menjëherë pas njoftimit, forcat e Komisariatit të Policisë Fier kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar autorin e dyshuar. Arma e përdorur në ngjarje është sekuestruar nga uniformat blu.
Fatmirësisht, 58-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është në kujdesin e mjekëve.
Policia ka referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për hetime të mëtejshme.







