Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një 55-vjeçar ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ka tentuar të abuzojë seksualisht me një vajzë 25-vjeçare, fqinje e tij.
Policia njofton se i dyshuari, me iniciale I. F., ishte nën arrest shtëpiak për veprën penale të “dhunës në familje”, por ka dalë nga banesa dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj të resë. Ngjarja është denoncuar nga vetë viktima, ndërsa autori është arratisur dhe është shpallur në kërkim.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme, ndërkohë që vijon puna për kapjen e 55-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.