Ilir Vrenozi, i njohur për denoncimet e tij të drejtpërdrejta në rrjete sociale, ka bërë një deklaratë që ka trazuar ujërat në politikën shqiptare. Në një intervistë të fundit, Vrenozi tregoi se ka refuzuar një ftesë “të fshehtë” për kafe nga kryeministri Edi Rama, duke lënë të kuptohet se ishte një përpjekje për ta “zbutur” ose neutralizuar publikisht.
Venozi shprehet se, i ka treguar Edi Ramës mbështetjen dhe idealet për Partinë Demokratike.
‘Sot më ftoi kryeministri të pimë bashkë një kafe privare, nuk pranova se jam me shpirt i djathtë dhe kam ideale. Unë jam një i djathtë i lindur, lirinë kam frymë, kam zë, asnjë lloj kompromisi nuk i jam bindur. Jam shpirt i lirë, nuk shitem as blihem për asgjë, dikush do të thotë ti je budalla, nuk nxe, dikush do të thotë nuk ha pykë, por si të ulem për kafe me atë që burrat i quan çyrykë. Sot më tha për kafe ky i gjati, më mori në telefon, më tha të marr pjesë në podkast, më foli ai, më foli Peleshi.
“E refuzova kafën me Ramën. Nuk e dua në privatësi. Ai po ndjen frikë. Kur përpiqet të bëhet i dashur pas gjithë atyre që ka bërë, diçka po ndodh. Po ndjen fundin e vet politik,” – u shpreh Vrenozi.
Ai theksoi se kryeministri përpiqet të minimizojë goditjet publike që merr, por sipas tij, “nuk ka më ku fshihet.”
“Kur përpiqet të minimizojë legenosjen që i bëra, do të thotë se plaga është hapur. Kjo tregon se të vërtetat që them po e djegin,” – shtoi Vrenozi, duke nxitur reagime të forta në rrjete.
Kjo deklaratë e papritur e Ilir Vrenozit ngre pikëpyetje mbi prapaskenat politike dhe përpjekjet e mundshme të kryeministrit për të neutralizuar kritikët e zëshëm. Ironia dhe vendosmëria në tonin e tij e kanë kthyer këtë moment në një “legenosje publike” që duket se Rama po përpiqet ta kalojë në heshtje. Por ndjekësit e Vrenozit mendojnë të kundërtën: “Kjo ishte kafeja që nuk u pi… dhe zhurma nuk do shuhet lehtë.”