FLASH :

Cristiano Ronaldo shpenzon 270,000 euro për dhurata duke përfshirë një Porsche dhe çanta luksoze për të festuar propozimin e tij për Georgina Rodriguez

Riad — Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka festuar fejesën me partneren e tij prej më shumë se nëntë vitesh, Georgina Rodriguez, duke e surprizuar me dhurata luksoze që kapin vlera prej qindra mijëra paundësh.

Propozimi erdhi këtë javë me një unazë fejese mahnitëse me diamant, e vlerësuar me disa milionë paund. Rodriguez ndau lajmin e lumtur në Instagram, duke shkruar thjesht: “Yes, I do. In this and in all my lives”. Çifti, që së bashku rrit pesë fëmijë, ka përgënjeshtruar kështu thashethemet e mëparshme për një martesë të fshehtë.

Dhurata që shoqëruan unazën:

Sipas mediave, Ronaldo nuk u ndal vetëm te unaza. Ai i dhuroi të fejuarës një Porsche Taycan elektrik të bardhë me vlerë mbi 78,000 paund, si dhe çanta e veshje nga shtëpitë e modës Christian Dior dhe Louis Vuitton, me vlerë mbi 25,000 paund. Koleksionit të dhuratave iu shtuan edhe dy orë luksoze: një Patek Philippe prej 42,000 paund dhe një Audemars Piguet prej 53,000 paund.

Në total, shpenzimet përtej unazës kapën shifrën e mbi një çerek milioni paundësh, gjë që sipas një burimi pranë çiftit lidhet me përgatitjet e gjata të Ronaldos për momentin e propozimit.

Martesa pas Botërorit:

E njëjta burim ka lënë të kuptohet se dasma e çiftit pritet të zhvillohet pas Kupës së Botës në Amerikën e Veriut vitin e ardhshëm. Në serialin e saj në Netflix, Rodriguez ka pranuar se miqtë shpesh e ngacmojnë për datën e martesës, por tani pritja duket se po i afrohet fundit.