FLASH :

E lini një gotë ujë pranë shtratit gjatë natës? Ja pse nuk është aq e padëmshme sa mendoni!

Për shumë prej nesh, vendosja e një gote me ujë në komodinën pranë shtratit është një zakon i përnatshëm — për të shuar etjen gjatë natës apo për të marrë ndonjë ilaç në mëngjes. Por ajo që duket si një gjest i pafajshëm, mund të mos jetë aq higjienik sa mendonit.

Sipas një analize të publikuar nga Healthline, një gotë ujë e lënë e pambuluar gjatë natës mund të kthehet në një fushëmbjellëse bakteresh dhe mikroorganizash. Pluhuri, grimcat e vogla nga ajri dhe madje edhe insektet mund të bien brenda saj, duke e kthyer ujin e pastër në një lëng të kontaminuar — pa u vënë re me sy të lirë.

Shkencëtarët shpjegojnë se uji që qëndron në temperaturë ambienti dhe ekspozohet ndaj dritës dhe nxehtësisë ndryshon gradualisht në përbërje. Mjedisi i nxehtë dhe i lagësht e bën atë ideal për shumimin e baktereve, të cilat mund të dëmtojnë florën bakteriale të gojës.

Pra, edhe pse uji mund të duket i njëjtë, shija e tij e ndryshuar në mëngjes nuk është rastësi, është rezultat i mikrobeve dhe reaksioneve fiziko-kimike që ndodhin gjatë natës.

Zgjidhja? Përdorni një shishe me kapak ose një gotë me mbulesë. Ose, më mirë akoma, përpiquni të hidratohemi më shumë gjatë ditës që të shmangni nevojën për ujë gjatë natës.