FLASH :

E djathta dhe e majta e re, si antidoti i vetëm ndaj helmit mavi

Përveç një fronti të bashkuar të gjitha partive të reja, e cila duket një pamundësi absoluti në këtë moment edhe pse do t’i s’kishte nxjerrë automatikisht forcë e tretë ata, përpara PSD të Tom Doshit, duke i kthyer në një pol të fortë opozitar, dhe duke e ekuilibruar shumë boshllëkun e skajshëm që ekziston në numra në parlament ndërmjet shumicës dhe pakicës, ekziston dhe një mundësi tjetër për të rimëkëmbur opozitën dhe rrënuar qeverinë.
Në katër vitet e ardhshme, kur do të votohet sërish për Parlament, shqiptarët do ta kenë përfundimisht të qartë se cila është e djathta e re dhe e majta e re.
Ato nuk janë as PS e Ramës dhe as PD e Berishës.

Partia Socialiste nuk ka asnjë lidhje me të majtën, qoftë në ide, program, apo edhe kur vjen puna te zbatimi në realitet. Edi Rama e udhëheq këtë parti si një korporatë e madhe biznesesh, kua ai është CEO.
Gjithashtu, e djathta nuk ka asnjë lidhje në ideologji apo ide, me një PD si ajo e Berishës, e rrënuar nga nepotizmi, figurat e konsumuara dhe një program politik që u drejtohej më shumë të varfërve dhe pensionistëve, çka nuk ka asnjë të përbashkët me frymën e të djathtave moderne.
E djathta e re padyshim që nuk përfaqësohet nga Lulzim Basha, një ish-ministër i Berishës, që luftoi për t’i hequr vota opozitës në dobi të Ramës. Nuk përfaqësohet as nga Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj që bënë të njëjtën gjë.


Ajo përfaqësohet nga “Mundësia” e Agron Shehajt, i cili refuzoi oferta joshëse politike nga Berisha, pikërisht sepse kishte një plan më madhor, misionin e krijimit të së djathtës së re.
Një e djathtë larg bolshevizimeve të Berishës, që flet për të çrrënjosur varfërinë dhe për të rritur paga e pensione, dhe afër sipërmarrjes dhe tregut, inovacionit dhe kërkimit, që automatikisht kërkojnë një shtet më pak prezent dhe më pak taksa që mbysin iniciativën.
Shehaj ja doli që të hyjë i vetëm në Parlament në këto zgjedhje, duke parë se çfarë barrierash të tmerrshme i ishte vendosur nga PS-PD me kodin zgjedhor që e bën të pamundur aksesin e partive të reja. Arritja e tij është historike. Me 1 ose 2 deputetë, ai duhet ta shfrytëzojë maksimalisht Mundësinë dhe të punojë për Parlamentin e ardhshëm, kur të djathtët do ta votojnë si e Djathta dhe Opozita e Re, nëse Berisha vazhdon ta fundosë bashkë me veten PD.


E njëjta logjikë vlen dhe për Lëvizjen Bashkë të Arlind Qorit. Nga forcat e majta, ajo ishte e vetmja parti që i hiqet vota Edi Ramës, të gjitha partitë e tjera, përjashto atë të Shehajt që është misionar i së djathtës, duke marrë vota, dobësonin opozitën dhe linin Ramën në pushtet.
Qopri dhe Shehaj kanë vetëm 1 të përbashkët. Për shembull Partia e Lapajt mund të ketë marrë shumë më tepër vota në Shqipëri, duke qenë se ka më tepër kohë në treg, ndërsa Qori dhe Shehaj e përqëndruan votën në Tiranë, çka është diçka më efikase për të nxjerrë një deputet, po të shohësh kodin.
Pra rritja e tyre merr dhe më tepër vlerë, që në vetëm 2 vjet, arritën më shumë se sa Lapaj, që ka mbi 5-6 vjet në lojë.


Në zgjedhjet e ardhshme lokale, nëse e gjithë e djathta voton Shehajn, dhe një numër në rritje të majtës votojnë Qorin, Rama automatikisht bie nga pushteti.
Por do duhet që kjo votë mos të jetë më e fragmentarizuar ndërmjet patericave të Ramës: Lapaj-Shabani-Basha-Sehaj-Alibeaj, të cilat qenë efikase në këto zgjedhje dhe që ai do t’i përdorë sërish me djallëzi.
Pra nëse partitë e reja nuk bëjnë dot të gjitha bashkë alenacë duke u bërë forcë e tretë, atëherë e djathta e përfaqësuar nga Shehaj dhe e majta e përfaqësuar nga Qori, janë i vetmi antidot për të ulur helmin e Ramës.