FLASH :

Dy turistë italianë shpëtohen në Llogara pasi humbën rrugën gjatë ecjes në natyrë

Dy turistë italianë janë shpëtuar sot nga strukturat e emergjencës dhe zjarrfikësit e Bashkisë Himarë, pasi humbën orientimin gjatë një ecjeje në zonën malore pranë fshatit Ilias, në Llogara.

Pas një operacioni të shpejtë dhe të koordinuar kërkimi, ekipet e ndihmës arritën t’i lokalizojnë dhe t’i shoqërojnë turistët drejt vendqëndrimit të tyre. Ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar dëmtime. Autoritetet falënderuan qytetarët për bashkëpunimin dhe bënë thirrje për kujdes gjatë lëvizjeve në terrene të thella malore.