Një përplasje e dhunshme ka ndodhur dje në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, pranë rrethrrotullimit të Skelës, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur me mjete të mprehta pas një konflikti për motive të dobëta.
Sipas burimeve paraprake, në sherr janë përfshirë shtetasit I. H., 32 vjeç dhe K. K., 32 vjeç, të cilët kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar menjëherë në spital. Fatmirësisht, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit dhe për dokumentimin ligjor të tij.