Forcat Shqiponja të policisë së Shkodrës janë kërcënuar nga dy persona. Teksa ndodheshin në një postbllok në hyrje të qytetit të Shkodrës, korrespondenti i Syri TV raporton se dy shtetas janë ndalur pranë forcave Shqiponja duke i kërcënuar dhe më pas janë larguar.
Menjëherë efektivët janë vënë në ndjekje të tyre, duke arritur që t’i ndalojnë. Dy personat janë shoqëruar në policinë vendore te Shkodrës.Janë të paqarta arsyet e këtij kërcënimi për efektivët e policisë. Uniformat blu janë duke marrë në pyetje dy të shoqëruarit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.