Jessie J është rikthyer në spital vetëm dy muaj pasi zbuloi diagnozën e kancerit të gjirit.
“Gjashtë javë pas ndërhyrjes dhe u riktheva në të njëjtin pavijon ku ndodhesha pas operacionit. As e pritur, as e planifikuar”, shkroi ajo në Instatory ku kishte postuar një foto të krahut ndërsa merrte serum.
“Kisha dhe kam ende simptomat që tregojnë trombozë gjaku në mushkëri. Falë Zotit, nuk është trombozë gjaku.”
Pasi mjekët kryen analiza, ata dyshuan se kishte “pak ujë” në mushkëri dhe një infeksion, vijon Jessie.
“E kam të vështirë të marr frymë, por dola mbrëmë. E urrej të qëndroj në spital”, tha këngëtarja duke shtuar se “do të vazhdojë ndjekjen e situatës si paciente e jashtme.”
“E di që shumë njerëz që kanë kaluar këtë apo diçka të ngjashme mund të bien ose jo dakord me mua dhe është në rregull”, tha ajo në një postim tjetër lidhur me vendimin për të dalë nga spitali.
“E di se për mua, rrugëtimi i vërtetë i vështirë fizikisht ishte dita që iu nënshtrova ndërhyrjes. Rikuperimi fizik nuk është i lehtë apo i shpejtë.”

Gjatë kësaj, ajo tha se “periudha më sfiduese” ishin problemet e shëndetit ndërsa njëkohësisht kryente detyrat si nënë ndaj djalit 2-vjeçar, Sky dhe “të pasurit të pamundur që të jem nëna që jam zakonisht”.
“Të detyrohesha të ndryshoja planet për karrierën këtë vit ka qenë shumë acaruese pasi kam punuar shumë që të arrij deri këtu dhe isha e emocionuar. Është jeta, e di”, tha ajo duke vijuar se marrja e diagnozës se “ishte shëruar” qe “e pabesueshme”.
“Por ai rezultat nuk e përshpejtoi shërimin ose ta bënte më të lehtë fizikisht”, shkroi këngëtarja duke theksuar se tani duhet t’i kujtonte vetes “të ngadalësonte” që të mund të shërohej.
Në qershor, Jessie J rrëfeu se ishte diagnostikuar me kancer në gji dhe disa ditë më vonë, njoftoi se ndërhyrja kishte rezultuar me sukses dhe të gjitha qelizat kancerogjene ishin hequr.