Një skenë e pazakontë është regjistruar në sallën e mbërritjeve të aeroportit Gatwick, ku dy gra janë përfshirë në një përleshje fizike vetëm pak çaste pas zbritjes nga fluturimi. Videoja, e cila është bërë virale në TikTok dhe është shpërndarë gjerësisht momenti kur gratë grushtohen dhe përleshen në tokë, ndërsa pasagjerët përreth shikojnë të habitur.
Punonjësit e aeroportit ndërhynë shpejt për të ndarë gratë dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, komentuesit në rrjete sociale nuk e lanë pa humor incidentin, me një përdorues që shkruante: “Me siguri po ziheshin për vendin te dritarja!” Nuk është bërë ende e ditur shkaku i përplasjes apo nëse është marrë masa ligjore ndaj të përfshirave. Incidenti ka ngritur sërish shqetësimin për sigurinë në ambientet publike të aeroportit.







