Regjisori i njohur Eduart Grishaj feston sot ditëlindjen, dhe si çdo vit, urimin më të veçantë e mori nga partnerja e tij, moderatorja Arbana Osmani. Në një postim emocional në Instagram, Arbana ka ndarë një foto ku shfaqen të përqafuar dhe të lumtur, duke shkruar thjesht, por ndjeshëm: “Ti e bën botën time më të bukur. Gëzuar ditëlindjen dashuri.”
Por surpriza nuk mbaron këtu — edhe vetë Arbana feston sot ditëlindjen! 7 maji është një ditë e veçantë për çiftin, dhe pritet me kuriozitet të shihet se si do ta festojnë këtë datë të përbashkët.
Çifti, të cilët kanë dy fëmijë së bashku, Diellin dhe Zoin, kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë luksoze në Toskana të Italisë dy vite më parë. Arbana është gjithashtu nënë e Jonit, djalit nga një marrëdhënie e mëparshme. Treshja e fëmijëve është shpesh pjesë e momenteve të përbashkëta që dyshja ndajnë me ndjekësit në rrjete sociale.


