FLASH :

Dy ditë pas përgjakjes në Korçë/ Dalin pamjet tronditëse të sherrit me thika, 2 të plagosur dhe 10 të arrestuar!

Një përleshje masive dhe e dhunshme me sende të forta, u shënua mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen numër 1 në qytetin e Korçës, si pasojë e të cilit mbetën të plagosur me thikë 2 të rinj. 10 persona të cilët u përfshinë në sherr me njëri-tjetrin, u arrestuan, ndërsa në kërkim u shpall një 38-vjeçar.

Policia identifikoi 54-vjeçarin Dritan Pino, të arrestuar tashmë, si autorin e plagosjes me thikë të dy 31-vjeçarëve, Mihal Zhidro dhe Sotiraq Shkurti. I dyshuari akuzohet për disa vepra penale, nga vrasje me dashje e mbetur në tentativë, plagosje e rëndë me dashje, shkatërrim i pronës,  prishje e qetësisë publike dhe mbajtja e armëve të ftohta pa leje

Ndërkohë, 9 të arrestuarit e tjerë, nga mosha 21 deri në 51 vjeç të gjithë banues në Korçë, akuzohen për plagosje me dashje. Kur janë marrë në pyetje – efektivët thonë – se të gjithë të arrestuarit kanë dhënë deklarata të rreme.