Dwayne Johnson, “The Rock”, i njohur më së miri për rolet e tij në filmat aksion, është larguar nga zona e tij e rehatisë në Hollivud për të marrë një kthesë dramatike në filmin “The Smashing Machine”, premiera e të cilit u shfaq në Festivalin e Filmit në Venecia.
Ish-ylli i mundjes luan rolin e pionierit të arteve marciale, Mark Kerr. Por fiziku madhështor dhe aftësitë e tij në ring fshehin një natyrë të butë dhe vështirësi personale.
Babai i Johnson ishte një mundës profesionist, por aktori tha se ai nuk kishte qenë model për këtë rol.
“Nuk mendoj se babai im ishte një frymëzim për sa i përket butësisë së tij. Nuk ishte realisht babai im. Ai ishte i pastrehë kur mbushi 13 vjeç, kështu që aftësia e tij për dashuri ishte shumë e kufizuar. Jam pak nervoz në paraqitjen time të parë në një festival të madh filmi.”
Me regji nga Benny Safdie, “The Smashing Machine” gjurmon ngritjen e Kerr në ditët e para të arteve marciale të përziera dhe Kampionatit Ultimate Fighting, kur luftimet brutale në Japoni ndihmuan në përcaktimin e sportit të ri.
Historia tregon gjithashtu pasojat që i shkaktoi Kerr-it: një varësi nga qetësuesit e dhimbjeve, një romancë e trazuar me të dashurën e tij, Dawn (të luajtur nga Emily Blunt), dhe presionin për të sjellë fitore pas fitoreje.
Vetë Kerr ishte në sallë për konferencën për shtyp dhe u shfaq i përlotur ndërsa u prezantua.
“The Smashing Machine” është një nga 21 filmat që konkurrojnë për çmimin prestigjioz të festivalit, Luani i Artë.







