FLASH :

“Dushi i Përditshëm Po Ju Dëmton: Ja Pse Duhet ta Kufizoni!”

Në verë na freskon, në dimër na relakson – por a keni menduar ndonjëherë se dushi i përditshëm mund të dëmtojë trupin tuaj?

Sipas dermatologes së njohur britanike, Dr. Anjali Mahto nga British Skin Foundation, një dush nuk duhet të zgjasë më shumë se 20 minuta, pasi qëndrimi i gjatë nën ujë mund të thahet lëkurën në mënyrë të dëmshme. Ajo thekson se vajrat natyralë të trupit, të prodhuar nga gjëndrat dhjamore, luajnë një rol kyç në hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës – dhe dushi i gjatë i zhduk këto vlera natyrore.

Por jo vetëm kohëzgjatja ka rëndësi – edhe shpeshtësia e dushit është një faktor i rëndësishëm. Në ditët e nxehta të verës, dëshira për të bërë dush disa herë në ditë është e kuptueshme, por sipas ekspertëve, kjo duhet të shmanget.

Dushi shumë i shpeshtë, përveçse largon djersën dhe mikrobet e dëmshme, eliminon edhe bakteret e mira që ndihmojnë në mbrojtjen natyrale të lëkurës. Pasojat mund të jenë plagë mikroskopike, tharje ekstreme dhe një rritje e rrezikut për infeksione.

Për një lëkurë të shëndetshme, zgjidhja është e thjeshtë: mbani dushet në 10-20 minuta dhe kufizojini ato në një herë në ditë, përveç rasteve të domosdoshme.