FLASH :

Durrës/ Tentuan të korruptonin Punonjësit e Policisë, në pranga 24-vjeçari! Në hetim një tjetër

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, që të mos kryente testin e alkoolit.

I riu po drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Teksa u ndal nga policia ai ka ofruar 50 euro këtyre të fundit.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit, në kuadër të monitorimeve intensive për identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kanë goditur 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e ndëshkimit penal dhe administrativ për shkeljet e kryera.

Për këto raste:

U arrestua shtetasi A. Ç., 24 vjeç, banues në Luz i Vogël, Kavajë, pasi në momentin që është ndaluar nga punonjësit e Policisë Rrugore në shërbim, iu ka ofuar atyre 50 euro, pasi po drejtonte automjetin, në gjendje të dehur”, njoftoi sot policia.

Në gjendje të lirë do të hetohet edhe një 36-vjeçar pasi tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë me 2 000 lekë të rinj, që mos të gjobitej.

“U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi për të shmangur masën administrative për shkeljen e kryer gjatë drejtimit të automjetit, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar 2 000 lekë të rinj”, thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.