FLASH :

Durrës/ Shiste doza hashashi në zonën e plazhit, arrestohet 23-vjeçari! 

Policia vendore bëri sot me dije se finalizoi aksionin e koduar “Seaside”, teksa sekuestroi edhe një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza gati për shitje. Durrës- Shiste hashash në zonën e frekuentuar të plazhit të Durrësit, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari i dyshuar.

I arrestuari është Klajdi Ozmaj banues në Kavajë.

Policia vendore bëri sot me dije se finalizoi aksionin e koduar “Seaside”, teksa sekuestroi edhe një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza gati për shitje. Ndërhyrja erdhi pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe survejimit të tij. Prangosja u krye nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve.

“U arrestua K. O., 23 vjeç, banues në Kavajë. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, që ai e kishte ndarë në doza, me qëllim shitjen në zonën e plazhit”, njoftoi policia vendore.

Pas veprimeve paraprake hetimore, dosja i kaloi Prokurorisë së Durrësit, për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.