FLASH :

Dua Lipa shijon pushimet me Callum Turner në Palermo! Këngëtarja dhe aktori më të dashuruar se kurrë


Dua Lipa ka mahnitur fansat me një seri fotografish nga pushimet e saj në Palermo, Itali, ku po shijon momentet pranë partnerit të saj, aktorit britanik Callum Turner.

dua lipa (13)

Çifti duket më i dashuruar se kurrë, duke eksploruar së bashku rrugicat historike dhe peizazhet magjepsëse të qytetit.

dua lipa (1)

Në imazhet që ajo ka publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja shfaqet e veshur me fustane të bardha me dantella, bizhuteri të arta me motive diellore dhe çanta me elemente tradicionale.

dua lipa (14)

Dua dhe Callum shfaqen të buzëqeshur dhe të dashuruar, duke bërë selfie në rrugicat karakteristike të Palermos, duke shijuar darka romantike nën dritat e ngrohta të qytetit.

dua lipa (6)

Në disa foto, këngëtarja shihet me bikini të zeza dhe syze dielli, duke shijuar plazhin krah Callum, në një jaht luksoz në ujërat e Mesdheut.

dua lipa (15)
dua lipa (8)
dua lipa (7)
dua lipa (6)
dua lipa (5)
dua lipa (3)
dua lipa (2)
dua lipa (10)
dua lipa (11)
dua lipa (12)
dua lipa (16)
dua lipa (9)