FLASH :

Dua Lipa merr shtetësinë e Kosovës, Osmani: Jemi krenar për ty, je zëri jonë në skenat më të mëdha të botës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka marrë shtetësinë e Kosovës. Ajo u prit nga Presidentja Vjosa Osmani, e cila ka njoftuar se ka dekretuar dhënien e shtetësisë për artisten që ka ngritur zërin e Kosovës në skenat më të mëdha ndërkombëtare.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore,Dua Lipa ka marrë shtetësinë e Kosovës. Ajo u prit nga Presidentja Vjosa Osmani, e cila ka njoftuar se ka dekretuar dhënien e shtetësisë për artisten që ka ngritur zërin e Kosovës në skenat më të mëdha ndërkombëtare.

Presidentja vlerëson rolin e Dua Lipës në promovimin e Kosovës në botë dhe thotë se ajo ka qenë gjithmonë një zë i fuqishëm për vendin, duke inspiruar miliona njerëz përmes artit dhe angazhimit të saj.

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua!  Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t’ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë.

Dua dhe Kosova kanë qenë gjithmonë të pandashme. Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës, duke bërë histori me të arriturat e saj dhe duke u shndërruar në inspirim për miliona njerëz anekënd globit. Mirënjohja jonë është e pafund për gjithçka që Dua ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën, për rininë tonë, për artin tonë dhe për imazhin ndërkombëtar të vendit tonë. Dua, Kosova është gjithmonë krenare me ty”, shkruan Dua Lipa.

Këngëtarja Dua Lipa ndodhet në Kosovë ku do të performojë në Sunny Hill Festival.