Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, është shfaqur në një moment të veçantë familjar, duke kërcyer me vajzën e mikes së saj, Kristina Baki.
Videoja ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit dhe ka tërhequr vëmendjen e fansave anembanë botës, të cilët kanë shpërthyer me komente pozitive dhe entuziazëm. Në pamje shihet Dua duke shijuar çaste të thjeshta dhe të ngrohta, larg skenës dhe dritave të koncerteve, duke treguar anën e saj më njerëzore e të afërt.
Ky moment i këndshëm ka marrë mijëra pëlqime dhe shpërndarje, duke u kthyer në një nga videot më të komentuara të ditës në rrjete sociale.