Vetëm pak ditë para koncertit të saj në festivalin “Sunny Hill 2025”, këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, është parë duke shijuar jetën e natës në Prishtinë.

Mbrëmjen e së mërkurës, ajo ishte në shoqërinë e të fejuarit të saj, aktorit britanik Callum Turner, në një nga ambientet më të njohura të kryeqytetit.

Çifti u fotografua në një atmosferë të qetë dhe relaksuese, mes miqve të ngushtë dhe koktejve.

Dua, si gjithmonë, tërhoqi vëmendje me stilin dhe buzëqeshjen e saj karakteristike. Sipas dëshmitarëve, dyshja dukeshin shumë të afërt dhe të dashuruar.
