FLASH :

Dronët rusë shkelën hapësirën ajrore polake, SHBA: Qëndrojmë krah aleatëve tanë të NATO-s

Ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew G. Whitaker, riafirmoi mbështetjen e tij të plotë për Aleancën pasi dronët rusë shkelën hapësirën ajrore polake.

“Ne qëndrojmë me aleatët tanë të NATO-s përballë këtyre shkeljeve të hapësirës ajrore dhe do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s”, shkroi ai në X, duke i bërë jehonë deklaratës sëSekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.