FLASH :

Drejtorët “sheikë” të bashkisë Pogradec kanë vënë këto pasuri të lakmueshme falë pushtetit

Në një kohë kur kryeministri Edi Rama ka nisur një fushatë linçimi ndaj drejtorëve të bashkive në vend, të cilët kanë mbyllur sytë në territorin e tyre për ndërtimet pa leje dhe kur një valë e gjerë shkarkimesh preku bashkitë e Vlorës dhe të Durrësit, ndërkohë që atë të Tiranës e kishte përgjysmuar më parë hetimi i SPAK-ut, duket se ka një tjetër bashki në vend, ku drejtorët jo vetëm tolerojnë apo lejojnë në këmbim të ryshfetit ndërtimet pa leje, por madje janë kthyer në zaptues dhe ndërtues të paligjshëm vetë.

E kemi falën për Bashkinë e Pogradecit.

Një denoncim i dokumentuar i ardhur në redaksinë e Lajme Troç hedh dritë mbi shkallën e abuzimit nga drejtorët e bashkisë, të cilët më tepër se drejtorë që duhet të kujdesen për të mirën publike të qytetit liqenor, ngjasojnë më tepër me sipërmarrës që e kanë hallin kryesisht te fitimi.

Enton Berberi, drejtori i punëve publike në Bashkinë Pogradec është pronar i Bar-Restorant La Scala në hyrje të qytetit, të cilin e kë ndërtuar me materialet dhe punëtorët e drejtorisë që drejton.

Sakaq Beni Beshktasha, Drejtori i Parqeve në Bashkinë Pogradec, ka ndërtuar së fundi një Beach-Bar duke zënë pjesë publike në pjesën e shëtitores në pjesën e plazhit. Si drejtor parqesh, e ka parë të arsyeshme t’i japë vetes një lokal në park.

Edhe më cinike duket çështja kur vjen puna te Shkëlqim  Ago, Drejtor i menaxhimit të varrezave në Bashkinë Pogradec.

Ai ka një konflikt të hapur interesi dhe duket se bën biznes me të vdekurit. Në fakt, Ago po e përdor funksionin në shërbim të bizneseve të veta, duke qenë se ka një biznes për prerjen e mermerit që përdoret për pllakat e varreve, dhe gjithashtu ka edhe një restorant për drekat e vakive. Të vdekurit në qytetin e Pogradecit, janë të detyruar të kalojnë më parë nga Drejtori dhe më pas të prehen të qetë. Por sikur të mos mjaftonte, restoranti i tij është ndërtuar mbi trotuar, duke sjellë vështirësi për kalimtarët.

Së fundmi, Irsa Karapança , Drejtoresha e Financave në Bashkinë Pogradec, ka bërë ndërtim mbi trotuar duke vështirësuar kalimin e qytetareve duke shfrytëzuar funksionin e saj dhe ka ndikuar për marrjen e lejes.

Por e gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa firmën e asaj që denoncuesi i Troç e quan “arkitekti i gjithë degradimit urban”. Në fakt duket se është pikërisht Paskalino Ziko, Shefi i Urbanistikës, me firmën e së cilit bëhet çdo gjë në Pogradec.

Në një vend të varfër si Shqipëria, drejtorët as kujdesen dhe as nuk fshihen, por në një foto me kryetarin e Bashkisë, ata kapardisen me veshje që i ngjasojnë më tepër atyre të biznesemenëve të suksesshëm se sa të funksionarëve publikë me paga prej dhjetëra mijëra lekësh.