FLASH :

Drejtonte biçikletën i dehur, plagoset i moshuari në Korçë

Një i moshuar është plagosur rëndë, pasi ka rënë nga biçikleta që drejtonte. Ngjarja ndodhi  në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Neviçisht.

I moshuari dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, pasi ka marrë dëmtime në trup.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.