FLASH :

Dosja ‘Plumbi i Artë’/ Konflikt në seancë mes bashkëpunëtorëve të drejtësisë! Alibej i përmend të vëllain, tensionohet Nuredin Dumani, nxirret jashtë nga salla

Në sallën e gjyqit, të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej janë përplasur me njëri-tjetrin pas përgjigjes së dhënë nga ky i fundit.

Alibej është shprehur se Nuredin Dumani s’ia kishte pranuar përfshirjen e të vëllait të masakrën e Bradasheshit, dhe se pretendon se Dumani nuk ka qenë i sinqertë për shkak se bëhet fjalë për të vëllain.

“Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij të ishte në ngjarje. Nuk e di, mbase ishte ndonjë hatër mbetje me vëllain e tij“, tha Alibej, çka solli reagim të menjëhershëm të Dumanit.

Nuredin Dumani: Ky është mashtrim zonja gjyqtare. Mos e bëj atë gabim, mos e përmend më. Kjo është mashtrim. “Duhet të kërkosh falje për këtë!“.

Në këto kushte, Dumani është nxjerrë jashtë nga salla e gjyqit.