FLASH :

Dorëhiqet Drejtori i QSUT, Frolerenc Spaho

Florenc Spaho ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT). Lajmi konfirmohet nga burime brenda institucionit, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga vetë Spaho apo Ministria e Shëndetësisë.

Arsyet e dorëheqjes nuk janë bërë publike, por zhvillimi vjen në një periudhë kur QSUT është përballur me kritika të shumta nga qytetarët dhe personeli shëndetësor për problematika në menaxhimin e shërbimeve dhe infrastrukturës.