Shpenzime rreth 2000 euro në muaj për propagandë në Facebook
Endrit Shabani, drejtuesi i Nisma Thurje, parti e cila do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, e paraqet veten me një retorikë dhe ideologji, e cila me pamje të parë do të dukej sikur anon më shumë nga e majta ekstreme.
Në fakt, Shabani, kujdeset që në daljet e tij publike në rrjetet sociale, të përkrahë të varfërit dhe shtresat më në nevojë.
Por nga një vëzhgim i thjeshtë në platformën e tij Facebook, rezulton se Shabani ka reklamuar me pagesë 53 postime nga janari deri në ditën kur bëhet ky shkrim.
Strategjia e Reklamimit në Facebook
Në të gjitha postyimet e paguara nga Shabani dhe që bëhen transparente nga Facebook, thuhet se ato janë në vlerën nën 100 dollarë, që do të thotë ato mund të varionin nga 5 në 99 dollarë.
Por duke parë numrin e audiencës së mudshme të arritshme nga këto sponsorizime të Shabant, mund të nxirret me siguri konluzioni se vlera e secilit sponsorizim i afrohet më shumë 100 dollarëshit se sa 5 dollarëshit.
Në fakt, në shumicën e postimeve të sponsorizuara nga Shabani, postimi ka arritur sipas Facebook, një audiencë nga 500 mijë deri në 1 milionë persona.
“Estimated audience size:500K – 1M, Amount spent (USD):<$100”, – shkruhet më saktësisht në shumicën prej këtyre postimeve të Shabanit nga Facebook.
Që do të thotë, nëse marrim vetëm muajin shkurt, ku rezulton se Shabani ka sponsorizuar 27 postime, në përpjekje për të ndikuar te votuesit me idetë e tij politike dhe nëse tregohemi të arsyeshëm dhe nuk e shumëzojmë këtë vlerë me 99, por të paktën me 70 dollarë, del që vetëm në muajin shkurt Shabani ka shpenzuar për të reklamuar veten dhe partinë e tij, rreth 1900 dollarë.
Në janar Shabani kishte sponsorizuar edhe 22 postime të tjera, që nëse i llogarisim me vlerat e supozuara të mësipërme, në total të dy muajt bashkë shkojnë në 3440 dollarë.
Me këtë ritëm, Shabani mund të sponsorizojë deri 294 materiale propagandistike në vit, për një total prej afro 20.500 eurosh.
Pra rreth 20 mijë euro është vlera që Shabani shpenzon vetëm në Facebook për të promovuar veten dhe partinë e tij, me synim ardhjen në pushtet, apo marrjen qoftë të një deputeti në zgjedhjet e ardhshme.
Por ne nuk dimë se sa janë shpenzimet e Shabanit, në Tik Tok, Linkedin apo Instagram, rrjete të tjera gjithashtu shumë influente, ku politikanët derdhin para’ për fushatat e tyre.
Por një gjë është e sigurt, nëse vetëm në Facebook, Shabani mund të shpenzojë 20 mijë euro në vit, të marra së bashku, të gjithë rrjetet e tij, mund ta kalonin pa frikë 40-50 mijë dollarët.
Nëse kësaj i shtojmë edhe fushëtn politike në terren, ku pa afro 100-200 mijë dollarë, është shumë e vështirë të bësh një fushatë sadopak dinjitoze, elektoratit të majtë, shtresave të margjinalizuara që Shabani mbron, me të drejtë mund t’u lindje pyetja se nga i gjen Shabani këto fonde, sepse ata vetë, duke parë vështirësitë ekonomike me të cilat përballen, zor se mund t’ia dhuronin.
Shabani në të kaluarën pjesë e Soros dhe mik me Eksponentët e LSI
Shabani, përpara aktivizmit politik, ka qenë i përfshirë në lëvizje dhe organizata të ndryshme jo-qeveritare, të cilat zhvillojnë projekte të ndryshme me financa donatorësh privatë apo shtetërorë. Shabani e nisi karrierën e tij si aktivist fillimisht në Kongresin Kombëtar Rinor, për të kaluar më pas Fondacioni për Shoqëri të Hapur, që njihet ndryshe si Soros.
Ndërmjet këtyre përvojave, ai ka qenë aktivist edhe i Lëvizjes Kuqezi të Kreshnik Spahiut, një eksponent i drejtësisë së vjetër shqiptare, që sot jeton jashtë vendit pas e mbylli partinë e tij.
Në kohën kur ishte te Soros, Shabani ka qenë anëtar i bordit që jepte bursa për studentët ekselentë shqiptarë.
Përfitues i një prej këtyre bursave ka qenë edhe vetë ai, i cili pasi përfitoi nga Bursa e Soros për në universitetin e mirënjohur Oxford dhe studio atje, më pas u kthye në Shqipëri, ku iu bashkua Nismës Thurje, të themeluar nga dy ish-mjaftistë dhe eksponentë të rëndësishëm së LSI të kosës kur Ilir Meta ishte në pushtet, Besjan Pesha dhe Pano Soko.
Pak muaj më parë, një listë me pagat e nëpunësve të Sorosit në Shqipëri u publikua, duke ngjallur tejet hapi te publiku për faktin që këta punonjës paguheshin me mijëra apo dhjetëra mijëra euro dhe rezultatet apo impakti i tyre në shoqërinë shqiptare është i panjohur, po të kemi parasysh se fondet dhe pagat iu lëvroheshin pikërisht për këtë qëllim.
Më poshtë disa dëshmi nga profili Facebook i Endrit Shabanit dhe pagesat që ai ka bërë për të promovuar aktivitetin e tij politik:






