FLASH :

Dokumentet/ Komunisti i Qorit lufton kapitalizmin, por babai dhe xhaxhai i tij kanë kapital 600 milionë lekë, si 5% e shqiptarëve

Është kthyer në groteske situata me Redi Muçin, kandidatin e parë në listë për deputet të Lëvizjes Bashkë në Tiranë, një Lëvizje që ka patur gjithnjë në shënjestër të saj kapitalizmin dhe oligarkinë.

Tani, na del që babai dhe xhaxhai i Redi Muçit, ndërtuesit pronarë të firmës Scai, kanë të deklaruar një kapital prej rreth 600 milionë lekësh të vjetra në QKB.

Duke qenë se Shqipëria është një ndër vendet më të varfëra dhe të korruptuara në Evropë, 95% e shqiptarëve luftojnë për të mbyllur muajin me çikërrima, ndërsa babai dhe xhaxhai i Redi Muçit, si dhe ky i fundit si trashëgimtar i pasurive të babait të tij, hyjnë te ai 5%-sh apo dhe më pak, i shqiptarëve që kanë mundësinë të kenë 600 milionë lekë apo edhe më shumë pasuri.

Pra për ironi të fatit, 5%-shi i sipërmarrësve të tregut që lirë, të cilët Redi i quan “oligarkë”, na qenkan “oligarkë” si vetë ai, babai dhe xhaxhai i tij.

Tani hajde besoi Redit dhe Arlindit që duan të na sjellin një mentalitet ndryshe, ku socialja të triumfojë ndaj sipërmarrjes dhe tregut të lirë…

A i dinte shoku Arlind këto? Dhe nëse i dinte përse vazhdon të të heshtë, duke e kompromentuar edhe më keq vetën?

Lajme Troç do të vijojë të sjellë dokumente të reja, duke e çmontuar të gjithë bandën e ujqërve të veshur me lëkurë deleje, në radhët e profesor Arlindit.

Në këtë pikë ngrihet edhe një pikëpyetje tjetër e rëndësishme: Mos vallë Artan Dulaku, ortaku i babait të Redi Muçit të resorti Amareas në Ksamil është një nga financuesit e lëvizjes “Bashkë”? Apo, ndoshta, babai dhe xhaxhai “oligarkë” të Redi Muçit janë ata që mbështesin dhe financojnë nipin e tyre dhe kauzën neokomuniste të Arlind Qorit?

Në pritje të sqarimeve publike nga Lëvizja Bashkë lidhur me këtë, më poshtë iu paraqesim dokumentet që faktojnë kapitalin e babait dhe xhaxhait ndërtues të majtistit Redi Muçi: