Këngëtarja dhe ylli i popit Doja Cat ka tërhequr vëmendjen e gjithë skenës së famshme të Met Gala, jo vetëm me paraqitjen në tapetin e kuq, por edhe me një performancë tejet provokuese gjatë after party-t ekskluziv, ku ajo argëtoi të ftuarit me një shfaqje që përfundoi në një strip të papritur.
Të pranishmit në mbrëmjen pas Met Gala në Manhattan raportuan se Doja Cat mori skenën me energjinë që e karakterizon dhe krijoi një atmosferë elektrizuese. E veshur fillimisht me një kostum glamuroz të frymëzuar nga estetika futuriste, ajo nisi performancën me disa nga hitet e saj më të mëdha përpara se të niste të zhvishej ngadalë në një koreografi të ngjashme me një strip performativ, duke i lënë të gjithë të ftuarit pa fjalë.
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë yllin e popit duke vallëzuar me vetëbesim dhe provokim, teksa publiku brohoriste dhe filmonte momentin. Shfaqja është komentuar gjerësisht në rrjete si një përzierje mes arti, seksualiteti dhe rebelimi – tipare që Doja Cat i ka kthyer në markën e saj artistike.
Ngjarja ka ndezur debat mes adhuruesve dhe kritikëve: disa e quajtën performancën ikonike dhe të guximshme, ndërsa të tjerë e konsideruan si tejkalim të kufijve në një event me prani elitare. Por një gjë është e sigurt, Doja Cat edhe një herë arriti të jetë qendra e vëmendjes.