Vendgrumbullimi i mbetjeve në fshatin Daullas të bashkisë Fier , është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Në të ka patur dhe një numër të madh gomash c’ka ka alarmuar banorët pasi pranë zjarrit ndodhen varrezat e fshatit. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe policia. Ndërkohë për shkak të djegjes së gomave e gjithë zona është mbuluar nga tymi i zi.