Një djalë nëntë vjeç është për pak sa nuk është rrëmbyer nga rruga nga një burrë, i cili më pas ka vazhduar ta ndjekë, kanë bërë të ditur autoritetet policore.
Ngjarja ndodhi rreth orës 08:45 të mëngjesit më 13 qershor, pranë parkut “St Nicholas Rest Garden”, vetëm disa rrugë larg plazhit të Brightonit.
Një burrë 39-vjeçar nga Brightoni është arrestuar me dyshimin për sulm të lehtë fizik (common assault) dhe për posedim të një substance narkotike të klasit B.
Policia e Sussex-it u ka bërë thirrje dëshmitarëve ose kujtdo që ka informacion, të paraqiten.
Personat që kanë ndonjë informacion, janë të lutur të kontaktojnë policinë online ose të telefonojnë në numrin 101, duke cituar referencën 346 e datës 13/06.