Një plagosje e rëndë me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Çermë-Sektor, Njësia Administrative Tërbuf në Divjakë, pas një sherri për motive të dobëta mes dy banorëve. Policia ka arrestuar menjëherë autorin e dyshuar të krimit, 44-vjeçarin Lulzim Muça.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, kur pas një konflikti të çastit, Muça goditi me thikë në trup bashkëfshatarin e tij, Ferit Balkiu, 64 vjeç. I plagosuri u transportua me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Forcat e Komisariatit të Policisë Divjakë ndërhynë menjëherë pas njoftimit dhe bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit”, njoftuan autoritetet. Po ashtu, u sekuestrua edhe arma e krimit – një mjet prerës me të cilin u krye plagosja.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit që tronditi komunitetin lokal. Hetimet vijojnë.







