Ditët e fundit në rrjetet sociale dhe media ka qarkulluar lajmi për një romancë të mundshme mes këngëtares Xhensila Myrtezaj dhe reperit Ledri Vula. Dyshimet u shtuan pasi ata janë parë shpeshherë bashkë, ndërsa bashkëpunimi i tyre i fundit muzikor duket se i hodhi më shumë benzinë zjarrit të spekulimeve.
Por të dy artistët kanë vendosur të reagojnë dhe të sqarojnë publikun. Në një intervistë së fundmi, Ledri e mohoi kategorikisht se ka një lidhje dashurie me Xhensilën. “Kemi pasur shumë kimi. Edhe në studio, edhe në klip… edhe në shoqëri. Jemi shumë shokë me Xhensilën,” u shpreh reperi nga Kosova, duke theksuar se mes tyre ekziston vetëm miqësi dhe profesionalizëm.
Në të njëjtën linjë ishte edhe reagimi i Xhensilës, e cila publikoi coverin e këngës së re dhe iu përgjigj aludimeve me një mesazh të qartë: “Disa flasin, ne këndojmë,” duke taguar edhe Ledrin në postim.
Ndërkohë, në një intervistë televizive, Xhensila foli për herë të parë për ndarjen nga partneri i saj prej vitesh, aktori Bes Kallaku. Ajo theksoi se arsyeja kryesore ishte mungesa e komunikimit dhe bashkëpunimit në marrëdhënie: “Kur fjalët dhe veprat nuk përputhen dhe çdo ditë bëhet më toksike, është më mirë të ndahesh. Kam kuptuar që nuk mund të luftojë vetëm njëra palë,” tha këngëtarja.
Nga ana tjetër, Ledri Vula është gjithashtu i ndarë prej dy vitesh nga partnerja e tij dhe nëna e vajzës së tij, Sara Hoxha, me të cilën nuk ka më marrëdhënie.
Përtej thashethemeve, dy artistët kanë sqaruar publikisht se janë vetëm miq dhe bashkëpunëtorë artistikë. Fokusin, siç shprehen vetë, e kanë te muzika dhe karriera, ndërsa çështjet personale i kanë lënë pas




