FLASH :

Dinamika/ Si u qëllua me breshëri plumbash ndaj depos farmaceutike

Godina e depos farmaceutike CFO Pharma me pronar Nadir Çausholli, është sulmuar me armë këtë të martë. 20 predha janë gjetur në vendin e ngjarjes, dhe paraprakisht dyshohet se është qëlluar nga një makinë në lëvizje. Autorët dhe shkaqet e ngjarjes mbeten të pazbardhura deri më tani.

Breshëri plumbash janë lëshuar drejt godinës të një biznesi në autostradën Tiranë-Durrës. Burime bëjnë me dije se persona të paidentifikuar të cilët lëviznin me një automjet kanë qëlluar me kallashnikov fasadën e godinës së CFO Farma, biznes i cili është në pronësi të Nadir Çaushollit.

Nga verifikimet e bëra rezulton se në drejtim të depos farmaceutike është qëlluar mbi 20 herë, ndërsa predhat e plumbave kanë dëmtuar fasadën prej xhami të kompanisë së importit të ilaçeve. Nga pamjet e marra prej kamerave të sigurisë rezulton se autorët kanë qenë dy. Njëri prej tyre ka qëlluar në drejtim të godinës, ndërsa tjetri ishte në rolin e shoferit. Mësohet se automjeti ka qëndruar para godinës, është qëlluar në drejtim të biznesit dhe më pas autorët janë larguar në drejtim të Vorës. Orientimi i të shtënave ka qenë kati i fundit i objektit. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë sulm ndaj depos farmaceutike të Nadir Çaushollit teksa grupi hetues po mbledh prova dhe dëshmi për ta dokumentuar ngjarjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *