FLASH :

Dinamika e krimit në Pogradec/ Si i vra gruaja, më pas banesës së saj iu vendos flaka për të fshehur ngjarjen

Ende pa u zbardhur si duhet akti makabër i ndodhur në një fshat të Patosit, një tjetër ngjarje tronditëse shënohet në Pogradec.

Një grua, 52 vjeç, u gjend e asfiksuar në banesën e saj, pasi aty kishte rënë zjarr. Policia, zjarrfikëset dhe banorët e zonës që shkuan t‘i jepnin ndihmën e para gruas, me idenë për ta nxjerrë të gjallë nga shtëpia që ishte në flakë, e kanë gjendur të vdekur atë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit, ndërsa janë shuar flakët që kishin përpirë banesën. Por mjekët e spitalit kanë konstatuar se në fakt, gruaja nuk kishte vdekur nga asfiksia, por nga dhunimi, pasi ajo kishte plagë të shumta në trup.

Menjëherë është ngritur një grup hetimor, kanë mbërritur në banesën e djegur, por e kanë pasur të pamundur të hasin në gjurmë autorësh, por fati ka qenë me ta; një kamera sigurie, aty pranë, ka fiksuar një persona, që pas identifikimit të shpejtë është vënë në pranga.

Ai dyshohet se ka pasur lidhje intime me gruan dhe ditën e ngjarjes është kthyer nga Greqia duke i marrë jetën asaj dhe duke i vënë flakën shtëpisë që të zhdukte gjurmët e pranisë së tij.

Në momentin kur i dyshuari si autor kryesor i krimit është prangosur, ai ka mohuar të ketë marrë pjesë në krimin e rëndë, ndërsa si alibi ka përdorur telefonin, pas ka nxjerrë pretendimin që nuk komunikonte me të prej 10 ditësh. Verifikimi i thirrjeve, në fakt, ka rezultuar ashtu, por jo prania e tij në vendin e ngjarjes, gjithnjë sipas policisë, referuar pamjeve filmike që janë marrë si provë për identifikimin e autorit të ngjarjes.

NGJARJA SIPAS POLICISË

Dje u bë me dije se Kozeta Teço, gruaja që u gjend e vrarë dhe e djegur, jetonte e vetme. Ajo u gjend e djegurnë banesën e saj rreth orës 06.00 të mëngjesit në Pogradec. Fillimisht u raportua se 52-vjeçarja ndërroi jetë nga asfiksia, por më tej hetuesit u orientuan drejt një ngjarje kriminale. Në trupin e gruas u gjetën shenja dhune, mbytje dhe dëmtime me mjet prerës. Ajo është vrarë dhe më pas, autori, dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës për ta kamufluar ngjarjen si aksidentale.

Kamerat e sigurisë ndihmuan hetuesit të bien në gjurmët e një të dyshuari, një djalë i ri, i cili u pa pranë pallatit në lagjen numër 1 në Pogradec, dhe që hidhte në koshin e mbeturinave disa sende. Grupi hetimor e identifikoi dhe e shoqëroi. Është 31-vjeçari Ilirjan Selmani.

I dyshuari shfaqet i qeshur, teksa efektivët e shoqërojnë pranë pallatit ku ndërroi jetë gruaja, dhe e pyesin se çfarë hodhi në koshin e mbeturinave aty pranë. Bashkë me të grupi hetimor kërkoi mes mbetjeve për të gjetur prova që mund ta lidhin të dyshuarin me krimin. Aty u gjetën peshqirë dhe kartopeceta me gjak që dyshohet se janë përdorur nga autori për të pastruar vendin e ngjarjes.

Gruaja, e pamartuar dhe pa fëmijë, jetonte në kushte të vështira ekonomike në banesën e saj në lagjen nr. 1 në Pogradec. 31-vjeçari, i cili jeton vetëm pak metra larg banesës së 52- vjeçares dyshohet të ketë pasur lidhje intime me të, madje nga hetimet intensive është mësuar se çifti ishin në lidhje prej 8 vjetësh dhe se vrasësi i kishte borxh gruas një shumë të madhe parash, shumë që mesa duket gruaja ia ka kërkuar. Megjithatë do të jenë hetimet që do të zbulojnë shkakun real të këtij krimi të rëndë, ndërsa autori dyshohet se ishte edhe përdorues i lëndëve narkotike.