FLASH :

Digjet kisha e fshatit Lefterho në Delvinë. Ndërhyrje nga toka dhe ajri.

Ndërkohë, në Delvinë, flakët kanë përfshirë kishën e fshatit Lefterho, e cila është shkrumbuar plotësisht. Forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile po ndërhyjnë si nga toka, ashtu edhe nga ajri, për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonat e banuara. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e ekipeve në terren.