FLASH :

Diell dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot

Këtë të mërkurë, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, me mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 6-13 m/s.

Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.