FLASH :

Diaspora voton Jorida Tabakun. I riu me nje mesazh nga New Jersey: Është koha për përfaqësim dinjitoz!

Fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit po dëshmon gjithnjë e më shumë përfshirjen e diasporës, e cila këtë vit ka të drejtën e votës.
Së fundmi Jorida Tabaku ka ndarë me ndjekësit një video, ku një ri shqiptar vjen me një mesazh nga New Jersey.


“Përshëndetje nga New Jersey, unë jam Leonard Gjeta, votues i qarkut Tiranë. Sot mora zarfin me fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit dhe vendimi im ishte i qartë: votova numrin 1, Koalicionin për Shqipërinë madhështore dhe Jorida Tabakun për deputete,” u shpreh ai në një video të publikuar nga vetë Tabaku, ku shpreh qartë vendimin e tij për të votuar Jorida Tabakun dhe Koalicionin për Shqipërinë Madhështore.

Mesazhi i tij vijon me thirrjen për gjithë qytetarët që duan një të ardhme më të mirë: “Është koha për ndryshim, është koha për vizion dhe është koha për përqafim dinjitoz. Në datë 11 maj votoni dhe ju si unë, votoni numrin 1, Koalicionin për Shqipërinë madhështore dhe Jorida Tabakun për deputete. Suksese!” shton më tej.
Ky reagim pozitiv nga një i ri i diasporës reflekton një zë të ri që kërkon ndryshim dhe beson në një Shqipëri më dinjitoze dhe të drejtë. Rinia shqiptare, brenda dhe jashtë vendit, po tregon qartë se dëshiron përfaqësim të denjë dhe shpresë për të ardhmen.


Ndërkohë, Jorida Tabaku vijon takimet e saj në terren, duke dëgjuar qytetarët dhe duke ndarë angazhimet konkrete për një Shqipëri më të drejtë dhe më të zhvilluar. Në një takim të fundit në Kashar, ajo diskutoi me banorët për sfidat e përditshme, me fokus të veçantë te rroga mesatare.

“PD angazhohet që ta çojë rrogën mesatare në 1200 euro, që njerëzit të mos detyrohen të largohen, por të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.” theksoi Tabaku, duke nënvizuar një nga prioritetet kyçe të Partisë Demokratike.
Në prag të 11 majit, zëri i diasporës dhe i qytetarëve të angazhuar si Leonard Gjeta po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Mesazhi është i qartë se është koha për ndryshim, është koha të përfaqësohemi denjësisht nga figura të drejta politike si Jorida Tabaku.