Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Lushnjës, ku një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Sipas njoftimit të Policisë, “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin P. H., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.”
Ndaj tij janë marrë masat ligjore, ndërkohë që materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.