FLASH :

Dhunohet turisti austriak në Durrës, procedohen dy 17-vjeçarë

Një turist austriak me kombësi rumune është dhunuar më 14 gusht në lagjen nr.13 të Durrësit.

Sipas kallëzimit të tij, rreth orës 15:30 ai është sulmuar nga pesë persona për motive të dobëta, duke pësuar dëmtime fizike.

Polica raporton se ka identifikuar dy adoleshentë 17-vjeçarë, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e ngjarjes. Të miturit u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje.