FLASH :

Dhunë, kërcënime dhe aksidente në Elbasan/ Disa në pranga, të tjerë në kërkim

Strukturat për Hetimin e Krimeve të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 36 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin E. B., 38 vjeç, vëllezër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, një 60-vjeçar. Punohet për kapjen e 38-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. C., 39 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 17-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V. T., 72 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. T., 39 vjeç, babë e bir, pasi ka kallëzuar një 54-vjeçar, se për motive të dobëta, shtetasi V. T. e ka kanosur, ndërsa shtetasi A. T. e ka goditur me sende të forta dhe i ka dëmtuar automjetin. Punohet për kapjen e shtetasit A. T..

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-R. B., 38 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi A. R., 24 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar lehtë, shtetasi A. R. dhe 2 pasagjerjë në automjetin e tij;
-M. Sh., 27 vjeç, pasi në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi S. B., 24 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi S. B. dhe pasagjerja në automjetin e tij;
-E. C., 38 vjeç dhe F. L., 36 vjeçe, pasi në rrugën “11 Nëntori”, automjeti që drejtonte shtetasja F. L. është përplasur me motomjetin që drejtonte pa leje, shtetasi E. C.. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.