Për të inkurajuar militantët e tij që të vazhdojnë vandalizimin e Kryeministrisë, Sali Berisha qëndroi në podium duke valëvitur flamurin kombëtar ndërkohë që drejt godinës qeveritare hidhedhin në breshëri molotovë dhe fishekzjarrë.
Zhvillimi i protestës së sotme dhe inkurajimi i Berishës për vandalizëm na kujtojnë vitin 1998 dhe protestën e vitit 2019 ku dhuna dhe molotovët përdoren ndaj Policisë së Shtetit dhe institucioneve.
Pavarësisht moshës 80 -vjeçare, duket se Sai Berisha nuk ka ndryshuar, përkundrazi, lajtmotiv i sjelljes së toj politike vijojnë të jenë anarkia, dhuna e shkatërrimi.
Panorama e sotme me Berishën që sodit flamurin shqiptar dhe sulmi me molotov i militantëve të Partisë Demokratike është dëshmia më e qartë se qasja e tij në opozitë dhe qeverisje mbetet e njëjtë: dhunë e vrasje, si në 21 janar. E gjitha kjo për hallin e tij dhe ambicien e ‘çartur’ për t’u bërë sërish kryeministër.










