Avokati Arben Llagnozi, për një postimi në rrjetet sociale, ka deklaruar se drejtuesja e Përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, duhet që të japë dorëheqjen.
Kjo thirrje e tij vjen pasi gazetarja e emisionit “Stop”, Domenika Bajraktari, ditën e enjte u dhunua fizikisht në ambjentet e Drejtorisë së Kadastrës Kamëz-Vorë, gjatë kryerjes së detyrës së saj për informim.
Llagnozi, në videon e publikuar shprehet se Lorena Goxhobelli jo vetëm që nuk mbajti përgjegjësi dhe të jepte dorëheqjen, por u justifikua me faktin se dhunuesi nuk është punonjës i Kadastrës. Avokati shtron pyetjet se përse duhej ai person të rrinte aty dhe si ishte futur, nëse nuk ishte punonjës, teksa ngre dyshimet se ai mund të ketë qenë sekser.
Avokati thotë se Hipoteka në Shqipëri është kthyer në një institucion të kapur nga korrupsioni, ku qytetarët e zakonshëm nuk mund të marrin dokumente pa lidhje të fuqishme dhe pa pagesa të fshehta.