Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë ka shprehur shqetësimin e saj për situatën në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe në Gjykatën e Apelit Administrativ, ku mijëra çështje mbeten të bllokuara dhe qytetarët presin me vite për një vendim ligjor.
Sipas Dhomës së Avokatisë, mosfunksionimi i këtyre gjykatave, i shoqëruar me mungesë të gjyqtarëve dhe ambienteve, është rezultat i paaftësisë dhe keqmenaxhimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Çdo vonesë në shqyrtimin e çështjeve sipas Dhomës së Avokatisë, përbën shkelje të të drejtave të njeriut dhe dëmton besimin e qytetarëve tek drejtësia.