FLASH :

Devoll: Zjarr përfshin një sipërfaqe toke në fshatin Çangonj, digjet një plevicë

Një zjarr ka përfshirë një pjesë toke në fshatin Çangonj, në Devoll. Sipas informacioneve, mësohet se zjarri ka rënë në barishte, ndërsa në afërsi ndodhej një plevicë, e cila është djegur plotësisht.

Në vendngjarje ndodhen aktualisht tre mjete zjarrfikëse dhe nëntë forca zjarrfikëse, të cilat së bashku me banorët e fshatit po ndërhyjnë për shuarjen e flakëve. Momentalisht zjarri është izoluar, ndërsa po vijon puna për shuarjen e plotë të tij.

Në vendngjarje ndodhet edhe policia, e cila pritet të kryejë hetimet për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit.

Devoll– Një zjarr ka përfshirë një pjesë toke në fshatin Cangonj të Devollit.

Sipas informacioneve, mësohet se zjarri ka rënë në barishte, ndërsa në afërsi ka qenë një plevicë (magazinë, kasolle për ushqimin e kafshëve), e cila u dogj totalisht.

Në vendngjarje aktualisht janë 3 mjete zjarrfikëse dhe 9 efektivë, së bashku me banorë të fshatit, të cilët po ndërhyjnë për shuarjen e flakëve.

Gazetari i report Tv, Armand Braho, ka sjellë pamje nga zjarri dhe informon se momentalisht vatra është izoluar dhe po punohet për fikjen totale.

Në vendngjarje ndodhet edhe policia, e cila do të kryejë hetimet lidhur me shkaqet e rënies së zjarrit